19.8 C
Tetovo
E martë, 3 Qershor, 2025
BallinaLajmeLSDM akuzon VMRO-n: E vërteta mbi tragjedinë e Koçanit duhet të zbardhet,...

LSDM akuzon VMRO-n: E vërteta mbi tragjedinë e Koçanit duhet të zbardhet, po mbrohen personat e lidhur me partinë

Nga partia opozitare LSDM sot thanë në press konferencë se do të tregojë të vërtetën e tragjedisë në Koçan

Personi që ata përmendin këtë herë është Dragan Kazak Petrushev.

Sipas nënkryetarit të partisë Metodija Ilievski, ky person ka qenë përgjegjës për aksionin kontrollues që duhej t’i bëhej atë natë diskotekës Puls. Për të Ilievski thotë se ekzistojnë incizime që tregojnë se ai i ka mbyllur dyert e diskotekës, e cila është në kundërshtim me procedurat standarde operative.

“A ka shpjegim Dragan Petrushev përse aksionin kontrollues në diskotekën Puls nuk e kryen në orën 12:30 në fillim të ahengut, por në kundërshtim me urdhërin e marrë bënë kontrollë në tjetër objekt dhe pastaj ka fundi i ahengut bënë kontrollë në diskotekën Puls. A ekziston marrëveshje mes pronarit të diskotekës dhe atij, që kontrolla të bëhet në fund, me qëllim që të rritet përfitimi”, tha Metodija Ilievski nga LSDM.

LSDM pyet përse ky person është i mbrojtur nga VMRO-DPMNE, apo për faktin se është i lidhur me këtë parti.

“A është Dragan Kazak Petrushev i mbrojtur sepse është anëtar i VMRO-DPMNE-së në Koçan dhe i bënë punët e pista të partisë në qytetin e Koçanit me vite? Apo ndoshta Petrushev është i mbrojtur sepse posedon materiale komprometuese për funksionarët e VMRO-DPMNE-së, në mesin e tyre edhe deputetë?”, tha Ilievski.

LSDM bënë me dije se konferencat për tragjedinë e Koçanit do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments