24.7 C
Tetovo
E diel, 14 Shtator, 2025
BallinaLajmeBotaLondër: Dhjetëra-mijëra protestojnë kundër emigracionit

Londër: Dhjetëra-mijëra protestojnë kundër emigracionit

Më shumë se 110.000 vetë iu përgjigjën thirrjes së ekstremistit të djathtë Robinson për të protestuar kundër imigracionit. Rreth 5.000 u mblodhën në një kundër-demonstratë.Më shumë se 110.000 vetë dolën në rrugët e Londrës për të protesuar gjatë një demonstrate të madhe të organizuar nga skena e djathtë në Britaninë e Madhe. Sipas mediave kjo ishte një nga protestat më të mëdha të këtij lloji. Marshi i protestës ishte organizuar dhe u drejtua nga ekstremisti i njohur i djathtë britanik Tommy Robinson. Në disa momente gjatë demonstratës pati edhe përleshje me policinë dhe disa persona u arrestuan. Në pllakatet e tyre protestuesit bënin thirrje për politika më të rrepta për azilin me slogane të tilla si “Ndaloni anijet” apo “Kthejeni nga kanë ardhur “.

Rreth 5,000 kundërdemonstrues

Në një kundërdemonstratë nën sloganin “Marshim kundër fashizmit” morën pjesë sipas vlerësimeve të policisë rreth 5,000 vetë.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe të tilla si “Kundërshto Tommy Robinson”, ” Mirë se vini refugjatë” dhe “Gratë kundër të djathtës ekstreme”.

Ekstremisti i djathtë më i njohur i Britanisë

Tommy Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, është një nga ekstremistët e djathtë më të shquar në Britani. Ai u bë i njohur si aktivist kundër islamit në fillim të viteve 2000.

Ish-kreu i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes, një organizate ekstremiste të djathtë e cila e nuk ekziston më, ka tërhequr shpesh vëmendjen me aktivitetet e tij islamofobike dhe protestat e dhunshme.  Ai ka organizuar vazhdimisht edhe protesta para hoteleve që strehonin refugjatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments