10.4 C
Tetovo
E premte, 30 Maj, 2025
BallinaLajmeLoja me dy porta e Vuçiçit/ Dekoron kongresmenen amerikane, mirënjohje për qëndrimin...

Loja me dy porta e Vuçiçit/ Dekoron kongresmenen amerikane, mirënjohje për qëndrimin kundër Kosovës.Kongresmenia: Trump e do shumë Serbinë, do ta vizitojë së shpejti

Marredheniet me SHBA-te jane nje nga prioritetet e politikes se jashtme te Serbise.”Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri Amerikan”. Ishte ky mesazhi që mbërriti në Beograd përmes kongresmenes republikane, Claudia Tenney, e cila njëkohësisht mban edhe rolin e bashkëkryetares së grupit parlamentar serb në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Aleksandër Vuçiç i dorëzoi asaj Urdhrin e Flamurit Serb, Klasi i Parë, siç thuhet në njohtim, “për merita të veçanta në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare midis Serbisë dhe SHBA-së”. Kosova nuk mbeti pa u përmendur, jo nga kongresmenja, por vetëm nga presidenti serb që u përpoq të vendoste fjalë në gojën e Tenney. Vuçiç pretendoi një mbështetje nga Amerika për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, duke nënkuptuar që brenda kufijve ka dhe Kosovën, pavarësisht se realiteti është që SHBA-të e kanë njohur pavarësinë.

Keshtu deklaroj presidenti serb Aleksander Vuçiç krah kongresmenes amerikane Claudia Tenney, edhe pse me 9 maj nga Sheshi i Fitores ne Moske u shpreh krenar per te dhe qendrimin e popullit te tij krah Rusise.

“Është kënaqësi për mua të kujtoj historinë gati një shekull e gjysmë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, të cilat datojnë që nga viti 1881. Duke pasur parasysh jetëgjatësinë dhe aleancën e tyre gjatë historisë, ne jemi të vendosur t’i forcojmë këto lidhje në të ardhmen.”

Presidenti Aleksandar Vuçiç i dorëzoi kongresmenes Tenny Urdhrin e Flamurit Serb, Klasi i Parë, për merita të veçanta në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, teksa e falenderoj edhe per kritikën e saj të guximshme ndaj veprimeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments