Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me Koordinatoren e Përhershme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Rosana Dudziak, ku u diskutua për të gjitha temat e përbashkëta të ministrisë sonë dhe OKB-së. Ministri Lloga theksoi bashkëpunimin dhe ndihmën e mëparshme në shumë projekte si veçanërisht të dobishme dhe shprehu interesim për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Në këtë takim, Ministri Lloga mori ftesë për të marrë pjesë në manifestimin e 75 vjetorit të Deklaratës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë që ka Organizata e Kombeve të Bashkuara me kapacitetet dhe burimet e saj për të ndihmuar në zbatimin e reformave si dhe avancimin e sistemit tonë juridik. Tema e bisedimeve ishin kushtet në burgje, përmirësimi i tyre, Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe çështja e qytetarëve që ende nuk kanë shtetësi dhe dokumente personale. Ministri Lloga shpjegoi se për këtë qëllim do të vihet në dispozicion të qytetarëve ndihma juridike falas, e cila do të realizohet përmes qendrave rajonale të Ministrisë së Drejtësisë.
OKB-ja ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në rastet e dyshimta të inskenuara gjyqësore, zgjidhja e të cilave është e rëndësishme për rikthimin e besimit në sistemin e drejtësisë.