Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka mbajtur takim pune me përfaqësues të Zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në Shkup. U diskutua për bashkëpunimin që zyra ka me Ministrinë e Drejtësisë në disa fusha që janë pjesë e programit, “Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.
U shqyrtuan mundësitë për ofrimin e mbështetjes së mëtejshme në disa fusha që janë nën juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, duke përfshirë ndërmarrjen e disa aktiviteteve në terren për promovimin e ushtrimit të së drejtës për ndihmë juridike falas.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, informoi se po ndërmerren aktivitete intensive për përmirësimin e kushteve në burgje, gjetjen e zgjidhjes për arsimimin e personave që vuajnë dënimin me burg, si dhe rregullimin e plotë të kujdesit shëndetësor në institucionet penale ndëshkuese përmirësuese.