4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLloga: Një nga zgjidhjet e mundshme është me dispozita ligjore kalimtare të...

Lloga: Një nga zgjidhjet e mundshme është me dispozita ligjore kalimtare të kemi ndërprerje të mandatit të përbërjes aktuale të Këshillit Gjyqësor

Ajo që ndodhi në Këshillin Gjyqësor na shqetëson të gjithëve dhe e dënojmë. Pres një rikthim në normalitet. Një nga zgjidhjet e mundshme, për të cilën diskutoj edhe me partitë politike dhe me pushtetin, është me dispozitat ligjore kalimtare të kemi ndërprerje të mandatit të përbërjes së tanishme në këtë organ, tha ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

Më shumë informacion, theksoi Lloga, do të marrim në ditët në vijim, pasi të bisedoj edhe me opozitën në Kuvend.

“Nëse do të ketë ndryshime të tilla ligjore, do të jetë me konsensus në Kuvend me të gjitha partitë politike. Prandaj, kjo është një nga opsionet që mund ta kemi si zgjidhje”, sqaroi Lloga.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për rezultatet e anketës së OSBE-së për vlerësimet negative për sistemin gjyqësor, Lloga tha se në fund është Strategjia për vitin 2023-2027, në grupin e punës së cilës janë pjesë e institucioneve, profesorë të shquar, akademikë, të cilët, siç tregoi ai, do të tregojnë se si do të përballemi me këtë sfidë të madhe në gjyqësi.

“Unë jam i shqetësuar për të njëjtat shifra dhe të dhëna, të cilat i thotë jo vetëm raporti i OSBE-së, por edhe të gjitha institucionet e tjera në vend dhe komuniteti ndërkombëtar”, tha Lloga, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së zyrës për ndihmë juridike falas në komunën e Shuto Orizares.

I pyetur nëse i ka marrë të gjitha procesverbalet nga seancat e Këshillit Gjyqësor, Lloga tha se ende nuk e kanë marrë procesverbalin që kërkonin dhe se nuk kanë marrë as shpjegim për këtë.

“Fatkeqësisht procesverbali që kërkojmë nuk është dorëzuar deri më sot në Ministri”, tha Lloga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments