Korrupsioni në institucionet e arsimit të lartë, i shkatërron vlerat shoqërore, përmes pasigurisë në zbatimin dhe konsistencës së standardeve dhe dobësimit të institucioneve, e që në fund manifestohet në rënien e cilësisë së jetës.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në diskutimin e tij në panelin me temën “Korrupsioni në Arsimin e Lartë”, tha se perceptimet e larta për korrupsionin në arsimin e lartë janë të disfatshme.
Format e korrupsionit në arsimin e lartë mund të jenë të ndryshme, nga ryshfeti aktiv dhe pasiv, deri te tregtia me ndikim, abuzimet në prokurimet publike, procedurat e përzgjedhjes, punësimi dhe avancimi, akreditimi, si dhe praktikat e nepotizmit dhe kronizmit.
Ministri Lloga porositi që Komuniteti Akademik, vetë t`i pastrojë radhët e tij dhe të ruajë integritetin dhe reputacionin e tij dhe se na nevojitet regjistër i diplomave që të mos ketë keqpërdorime dhe korrupsion në arsimin e lartë.
Në evidencën e lëndëve karakteristike të rasteve të korrupsionit, është edhe rasti i “Erasmus”, një rast që nuk guxojmë të lejojmë të përsëritet.
Në një hulumtim të kryer në vitin 2022, për një raport të publikuar nga OSBE-ja, nga hulumtimi i perceptimit të formave gjinore të korrupsionit në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 84% e studentëve të përfshirë në hulumtim, konsiderojnë se korrupsioni është problem në arsimin e lartë në vendin tonë, ndërsa gjashtë nga dhjetë studentë të përfshirë në hulumtim, korrupsionin e vlerësojnë si problem të madh.
Si nxitës kryesor i korrupsionit në arsimin e lartë, veçohet kuadri mësimor-shkencor (profesorë, docentë, asistentë).
Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, inicion dhe shpreh mbështetjen për zbatimin e aktiviteteve përkatëse për zhvillimin e programeve arsimore publike sistematike dhe kombëtare për arsimin e lartë, të cilat do të kontribuojnë në jo tolerancën ndaj korrupsionit.