Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga tha për “Slloboden Peçat” se si propozues mbetet i mendimit që ligji për amnisti të miratohet.
“Ligji për amnisti nuk ka asnjë lidhje personalisht me emrin tim dhe institucionin që unë drejtoj. Shteti ose do të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët ose jo. Do të vërtetohet në veprim se ka standarde të dyfishta, se do të vazhdojë praktika që peshqit e mëdhenjë të kenë privilegje, ndërsa për të dënuarit e thjeshtë të mos ketë mëshirë dhe mirëkuptim.
Nuk mundet që disa të dënuar të vuajnë dënimin me burg në hotele dhe spitale, e ndërsa të tjerë vdesin në “Aushvic”.
Dhe retorika se kriminelët do të dalin në rrugë, duhet ndryshuar retorika e mbajtjes së 2800 të dënuarve (kriminelëve) me akt referimi lirie, mes nesh, që të njëjtat akte të vjetërsohen, në emër të shtetit ligjor, ndërsa ata 2100 që vuajnë dënimin me burg duhet të qëndrojnë deri në fund, në emër të agjendave partiake dhe fushatës parazgjedhore”, theksoi Lloga