27 C
Tetovo
E martë, 18 Qershor, 2024
BallinaLajmeLloga do ta ndjekë pasardhësin “pikë për pikë”! Lloga: Qeshëm për deklaratën...

Lloga do ta ndjekë pasardhësin “pikë për pikë”! Lloga: Qeshëm për deklaratën e Mickoskit, por tani i zgjas dorën

“Fatkeqësisht, në që vend të punojë për qytetarët, ai vendosi që terren pjellor nga i cili do të dalin kuadrot në prokurori dhe gjyqësor të jetë Zajasi”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kjo deklaratë e mandatarit Hristijan Mickoski u prit me të qeshura në Ministrinë e Drejtësisë. Lloga thotë se nuk ka pasur qëllim të ketë grindje me mandatarin, por fajin për besimin e ulët në gjyqësor ia ka hedhur VMRO-DPMNE-së. Megjithatë, ai i tha Mickoskit se ai si ish-ministër do të ketë dorën e shtrirë për reformat në drejtësi që janë në përputhje me Bashkimin Europian dhe se do ta ndjekë punën e pasardhësit të tij në ministri, siç thotë ai, “deri në presje”.

“Kur e lexuam deklaratën e z. Mickoskit, të gjithë qeshëm në kabinetin tim. Të gjithë ata persona që janë apostrofuar nga mandatari janë persona që kanë qenë të punësuar në kohën e VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Krenar Lloga – ministër i Drejtësisë.

Ministri përsëriti se ishte i keq premtimi parazgjedhor i Mickoskit për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve. Lloga urdhëroi që të ndiqen rekomandimet e ekspertëve europianë të dërguar në vend, ndërsa ata nuk parashikojnë shpërbërjen e këtij organi.

 “Ilaçi i sjellë nga Bashkimi Europian do të jetë ilaçi që ne duhet të zbatojmë në mënyrë që të gjitha institucionet më në fund të mund të rikuperohen”, shtoi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Po ashtu, Lloga prezantoi një aktgjykim nga Gjykata e Strasburgut, në këtë rast kundër Polonisë, kur ky vend e humbi kontestin pasi para skadimit të mandatit, ka shkarkuar një anëtar të Këshillit Gjyqësor. Ministri thotë se një premtim i tillë parazgjedhor i Mickoskit mund të ketë edhe implikime negative në buxhet. Në vendim thuhet se ishte kërcënuar pavarësia e gjyqësorit.

Mickoski paraprakisht deklaroi se synon ta realizojë këtë premtim nga programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së, pasi është pjesë e luftës kundër krimit dhe do të rezultojë me rritjen e besimit në gjyqësor. Sipas Mickoskit, nuk ka informacione se Bashkimi Europian dhe SHBA janë kundër shpërbërjes së përbërjes aktuale të këshillave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments