“Pasi bëri homazhe te varret e Josip Broz Titos dhe Enver Hoxhës, destinacioni i radhës për adhurim të Dimitar Apasiev është varri i Benito Musolinit. Zoti Apasiev, në vend që të krenohesh se në certifikatën e lindjes do të shkruhet nacionaliteti – maqedonas/maqedonas, me politikën tuaj destruktive, me çdo kusht dëshironi t’i mbani qytetarët në huti për qëllimet tuaja politike”, thuhet në reagimin e ministrit të Drejtësisë – Krenar Logoa duke u përgjigjur pretendimeve të Dimitar Apasievit, për demaqenozimitn e komunitetit maqedonas.
“Si luftëtar i ‘vetëshpallur’ i internacionalistëve, duhet të kujdeseni që të gjithë qytetarët dhe popujt të zhvillohen në mënyrë të barabartë në vendin e tyre. Nëse sot maqedonasi i gjorë po nënshkruan si anëtar i një kombi tjetër jo për shkak të marrjes së certifikatës, por për shkak të mungesës së perspektivës dhe bllokadës, zoti Apasiev, ju tani keni mundësinë të mbështesni ndryshimet kushtetuese që do t’i hapin rrugën vendit për në BE dhe të sigurojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Një ditë më shpejt në Bashkimin Evropian, do të thotë STOP DEMAQEDONIZIMIT”, tha Lloga.