8 C
Tetovo
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
BallinaLajmeLlaskarca/ Policia në kërkim të Remzi Miftarit, i dënuar me 10 vjet...

Llaskarca/ Policia në kërkim të Remzi Miftarit, i dënuar me 10 vjet burg për aksidentin ku humbën jetën 16 persona

Policia është vënë në kërkim të Remzi Miftarit, personit përgjegjës për transportin në “Durmo Tours” i dënuar me 10 vjet burg për aksidentin në Llaskarcë në vitin 2019, ku humbën jetën 16 persona. Edhe pse disa ditë më parë policia e Tetovës mori një aktgjykim nga gjykata që Miftari duhet të dërgohet për të vuajtur dënimin me burg, ai ende nuk është pas hekurave. Ministria e Brendshme nuk zbulon nëse personi është në arrati, por informon se po vepron sipas urdhrave të gjykatës dhe po merren masa për ta gjetur dhe vendosur në burgun e Idrizovës, ku duhet të vuajë dënimin me burg. Miftari duhej të shkonte në burg në maj, por për arsye shëndetësore kërkoi dhe mori një shtyrje të dënimit me burg. Përveç Miftarit, dënim me 10 vjet burg për aksidentin me autobus është dhënë edhe ndaj pronarit të Durmo Tours, Durmish Beluli. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments