5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaEstonia dhe Letonia marrin vendim të ndalojnë hapësirën ajrore për avionët rusë

Estonia dhe Letonia marrin vendim të ndalojnë hapësirën ajrore për avionët rusë

Estonia, anëtare e Aleancës Veri-Atlantike (NATO), ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke iu bashkuar fqinjit baltik, Letonisë.

Kryeministrja e vendit, Kaja Kallas u kërkoi vendeve të tjera të BE-së të ndjekin të njëjtin shembull, përcjell lajmi.net.

Polonia, Britania e Madhe, Republika Çeke dhe Bullgaria gjithashtu kanë njoftuar kufizime për avionët rusë.

“Estonia po ndalon linjat ajrore ruse nga hapësira ajrore. Ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Në qiejt demokratikë nuk ka vend për avionët e shtetit agresor. #QëndroniMeUkrainën”, thuhet në postimin e saj. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments