I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë duke zhvilluar takim në objektin e Zyrës së BE-së në Prishtinë me partitë opozitare.
Pas takimit që patën me presidenten Vjosa Osmani, Escobar dhe Lajçak janë duke zhvilluar takim me krerët e partive opozitare, raporton Zeri.info.
Mirëpo, para pak çastesh në ndërtesën e Zyrës së BE-së në Prishtinë, është parë duke hyrë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me Igor Simiqin.