9 C
Tetovo
E shtunë, 29 Mars, 2025
BallinaLajmeLista Serbe: Kosova ia refuzon vizitën ministrit serb

Lista Serbe: Kosova ia refuzon vizitën ministrit serb

Lista Serbe ka njoftuar se iu është refuzuar vizita e ministrit të shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Loncar. Në njoftim thuhet se ministri serb kishte planifikuar të vizitonte institucionet shëndetësore në qytetin e Mitrovicës dhe Graçanicës.

Madje, Lista Serbe përmes një postimi në “Facebook” ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se po i shkel të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, e sidomos ato për lirinë e lëvizjes me rastin e anulimit të vizitës së ministrit serb.

“Lista Serbe dënon ashpër vendimin e të regjimit në Prishtinë për ndalimin e vizitës së ministrit Zlatibor Loncar në institucionet shëndetësore serbe në Mitrovicën e Veriut dhenë Graçanicë.

Ky vendim është në kundërshtim me marrëveshjet aktuale, vizita u njoftua paraprakisht duke respektuar të gjitha procedurat, dhe kishte rëndësi të madhe për sistemin shëndetësor në Kosovë dhe të gjithë qytetarët që përdorin shërbimet e këtij sistemi, serbët, boshnjakët, romët, gorantët madje edhe shqiptarët”, thuhet në reagimin e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments