Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, ka dërguar një mamografi mobil në Mitrovicën e Veriut, dhe Lista Serbe tregon se në këtë mënyrë Qeveria e Kosovës, në kohën kur institucionet shëndetësore serbe po përballen me rrezik të një fatkeqësie humanitare për shkak të mungesës së barnave po përpiqet të largojë vëmendjen e publikut nga represioni që po kryejnë.
Në njoftimin e Listës Serbe, pretendohet se çdo ditë punonjësit e shëndetësisë serbe luftojnë për pacientët e tyre në kushte të pamundura.
“Në kohën kur institucionet shëndetësore të Serbisë po përballen me rrezikun që për shkak të bllokadës dhe represionit institucional për shkak të mungesës së barnave dhe furnizimeve mjekësore, të ndodhë një fatkeqësi humanitare në zonat serbe në Kosovë, Qeveria e Kosovës vendosi të organizojë një lloj aksioni promovues në pjesën veriore të Mitrovicës për të larguar vëmendjen e publikut nga represioni që po bëjnë”, thuhet me tej në deklaratën e Listës Serbe, transmeton FrontOnline.Qeveria e Kosovës dëshiron të tregojë një shqetësim të rremë për shëndetin e qytetarëve para përfaqësuesve ndërkombëtarë përmes populizmit dhe mashtrimit. Karada e sotme e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në një situatë ku qytetarët tanë nuk mund t’i marrin barnat bazë nuk është gjë tjetër veçse një tallje me punonjësit e shëndetësisë. dhe të gjithë qytetarët serb në Veri të Kosovës.