2.6 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajme“Lista e zezë”, Ministri i Drejtësisë në RMV Fillkovi falënderon DASH-in për...

“Lista e zezë”, Ministri i Drejtësisë në RMV Fillkovi falënderon DASH-in për zbulimin e rasteve të korrupsionit

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov falënderon partnerin amerikan për zbulimin e rasteve të korrupsionit, por vlerëson se institucionet përgjegjëse duhet ta bëjnë si duhet punën e tyre.

“Unë jam falenderues ndaj partnerëve tanë që na ndihmojnë në procese por disa punë do të duhet vetë t’i çojmë deri në fund. Të shohim çfarë do të ndodhë në periudhën që vijon, të mos shpejtojmë me konkluzione”, deklaroi Igor Fillkov, Ministër i Drejtësisë.

I pyetur se përse institucionet vendore nuk kanë mundur t’i zbulojnë dhe ndjekin penalisht personat që janë në listën e zezë amerikane për veprimet korruptive, Filkov thotë se nevojiten ende harmonizime ligjore.

“Nuk do të thosha se nuk munden, kjo nënkupton se kemi shumë përpara për të harmonizuar. Kështu që, të presim të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi Igor Fillkov, Ministër i Drejtësisë.

Filkov u shpreh i kënaqur me reagimin e Këshillit Gjyqësor që vendosi të merrte masa ndaj gjykatësit Enver Bexheti, i shpallur bashkë me Grubin në Listën e Zezë amerikane një ditë më parë.

Ndërkaq, qeveria e fundit pati kërkuar ndryshime të Ligjit për Masat Restriktive, të propozuar nga Bujar Osmani, kur qershorin e 2023-it, në listën e zezë u përfshi kreu i komunës së Strugës Ramiz Merko. Sipas ndryshimeve të kërkuara, cdo person i shpallur non-grata nga SHBA-ja apo Mbretëria e Bashkuar, të pamundësohet nga kandidimi dhe ushtrimi i funksoneve publike, si dhe nga pjesëmarrja në prokurime publike për subjekte juridike. Nga qeveria nuk sqaruan sot për fatin e ndryshimeve ligjore dhe harmonizimit të mundshëm, sikurse në disa shtete të tjera perëndimore. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments