4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLista e re e barnave prej më 16 shtator

Lista e re e barnave prej më 16 shtator

Nuk do të lejojmë që të pësojnë shërbimet shëndetësore të qytetarëve dhe më së voni 10 ditë do të shpallim planin për sanimin e krizës së borxheve në institucionet publike shëndetësore. Mund t’u garantoj qytetarëve se nuk do të ketë probleme në zonat kritike – cilësia e shërbimeve shëndetësore dhe disponueshmëria e barnave, tha drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, dhe shtoi se pret që lista e re pozitive e barnave të funksionojë prej më 16 shtator.

”Hapin e parë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore e bëmë me listën pozitive, e cila nuk ishte përditësuar që nga viti 2014 dhe asaj iu shtua vetëm një medikament. Tani kemi miratuar nëntë gjenerikë që mund të çojnë në 56 barna me emra të markave. Njoftimi publik është në vazhdim, si furnizues të mundshëm janë raportuar “Alkaloid”, “Kërka”, “Belupo” dhe kompani të tjera. Presim që deri më 16 shtator barnat e reja të jenë të disponueshme në sistem dhe në barnatore, por edhe mjekët e familjes të fillojnë me lëshimin dhe përdorimin e tyre.”, – deklaroi drejtori i përgjithshëm i FSShM-së, Sasho Klekovski.

Sipas Klekovskit, përveç listës pozitive të barnave, me të cilën të siguruarit do kursejnë deri në 2 milionë euro, prioritet është shlyerja e borxheve dhe kushtet më të mira nëpër klinika, prioritet është ajo e onkologjisë. Nga FSShM saktësojnë se sipas situatës së 3 qershorit, borxhi i institucioneve publike shëndetësore arrin në pesë miliardë denarë dhe është rritur për një miliard denarë në gjashtë muajt e parë të vitit. Debitorët më të mëdhenj janë klinikat universitare për radiologji dhe onkologji, kirurgji torakale dhe vaskulare, gjinekologji, si dhe disa spitale jashtë Shkupit, si Prilepi dhe Ohri. Borxhet janë krijuar për shkak të planifikimit dhe buxhetit joadekuat, theksoi Klekovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments