0.2 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaLista e gjatë e 'Armiqve' të Putinit që kanë vdekur ose janë...

Lista e gjatë e ‘Armiqve’ të Putinit që kanë vdekur ose janë helmuar në rrethana misterioze

Nga aktivisti Navalny tek gazetarja Anna Politkovskaya: kritikat ndaj “Carit” kanë pasur gjithmonë “një çmim”. 

Shefi i mercenarëve rus Yevgeny Prigozhin besohet i vdekur pasi një avion privat në të cilin ai figuronte si pasagjer u rrëzua në veri të Moskës pa të mbijetuar.

Prigozhin, 62 vjeç, udhëhoqi një rebelim kundër pushtetit më të lartë të ushtrisë ruse më 23-24 qershor, për të cilin presidenti Vladimir Putin tha se mund ta kishte futur Rusinë në luftë civile. Të tjerë që kanë kundërshtuar Putinin ose interesat e tij kanë vdekur gjithashtu në rrethana të paqarta ose janë afër vdekjes. Të gjithë janë përfshirë në incidente misterioze që hetimet i kanë lidhur me Rusinë e cila gjithmonë e ka mohuar të jetë pjesë. Po cilët janë ata…

ALEXEI NAVALNY


Udhëheqësi më i shquar i opozitës ruse, Alexei Navalny, u dërgua në Gjermani në gusht 2020 për trajtim mjekësor pasi u helmua në Siberi me atë që ekspertët perëndimorë arritën në përfundimin se ishte agjenti nervor ushtarak Novichok (një grup agjentësh nervor të zhvilluar nga ushtria sovjetike në vitet 1970 dhe 1980). Rusia ka mohuar çdo përfshirje.

Navalny fitoi admirim në mbarë botën për kthimin vullnetar në Rusi në vitin 2021. Ai u arrestua menjëherë pas mbërritjes. Ai tani po vuan dënimin prej 11 vjet për mashtrim dhe akuza të tjera që ai thotë se janë false. Lëvizja e tij politike është nxjerrë jashtë ligjit dhe është shpallur “ekstremiste”. Navalny iu shtuan edhe 19 vite në një koloni penale të sigurisë maksimale që iu shtua kohët e fundit burgut.

SERGEI SKRIPAL dhe vajza e tij Yulia

Një ish-agjent i dyfishtë rus, i cili i dha sekretet inteligjencës britanike, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia u gjetën pa ndjenja në një stol jashtë një qendre tregtare në qytetin anglez të Salisbury në mars 2018-ës.

Ata u dërguan në spital në gjendje kritike dhe zyrtarët britanikë thanë se ishin helmuar me agjentin nervor Novichok. Të dy mbijetuan. Rusia ka mohuar çdo rol në helmim dhe tha se Britania po nxit histerinë anti-ruse.

VLADIMIR KARA-MURZA

Një aktivist rus i opozitës, Vladimir Kara-Murza tha se beson se janë bërë përpjekje për ta helmuar atë në 2015-ën dhe 2017-ën. Një laborator gjerman më vonë gjeti nivele të larta të merkurit, bakrit, manganit dhe zinkut tek ai, sipas raporteve mjekësore të parë nga Reuters. Moska mohoi përfshirjen.

ALEXANDER LITVINENKO

Alexander Litvinenko, një ish-agjent i KGB-së dhe kritik i hapur i Putinit, vdiq në vitin 2006-të në moshën 43-vjeçare pasi kishte pirë çaj jeshil të mbushur me polonium-210, një izotop i rrallë dhe i fuqishëm radioaktiv, në hotelin Millennium të Londrës, thane asokohe zyrtarët britanikë. Putini ndoshta e miratoi vrasjen, përfundoi një hetim britanik në vitin 2016-të. Kremlini ka mohuar përfshirjen.

Një hetim i udhëhequr nga një gjykatës i lartë britanik zbuloi se ish-truproja e KGB-së, Andrei Lugovoy dhe një tjetër rus, Dmitry Kovtun, kryen vrasjen si pjesë e një operacioni që ai tha se ndoshta ishte drejtuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), trashëgimtari kryesor i KGB-së së kohës sovjetike. Litvinenko u largua nga Rusia për në Britani për gati gjashtë vjet deri një ditë para se të helmohej.

ALEXANDER PEREPILICHNY

44-vjeçari rus u gjet i vdekur pranë shtëpisë së tij luksoze në një pronë ekskluzive jashtë Londrës pasi kishte dalë për vrap në nëntor 2012-të. Alexander Perepilichny kërkoi strehim në Britani në vitin 2009-të pasi ndihmoi një hetim zviceran në një skemë ruse të pastrimit të parave. Vdekja e tij e papritur ngriti hipoteza se ai mund të ishte vrarë. Një seancë hetimi u tha se në stomakun e tij u gjetën gjurmë të një helmi të rrallë dhe vdekjeprurës nga bima e xhelsemit. Perepilichny kishte shijuar një tas të madh me supë që përmbante lëpjetë, një pjatë e njohur ruse. Rusia mohoi përfshirjen.

Viktor Jushçenko, në atë kohë një udhëheqës i opozitës ukrainase, u helmua gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2004-ër, në të cilat ai garoi me një biletë pro-perëndimore kundër kryeministrit pro-Moskë, Viktor Janukoviç.

VIKTOR JUSHENKO

Ai tha se u helmua teksa darkonte jashtë Kievit me zyrtarë të shërbimeve të sigurisë ukrainase. Rusia mohoi çdo përfshirje. Në trupi e tij u zbulua se kishte  1000 herë më shumë dioksinë se sa normalja. Fytyra dhe trupi i tij u shpërfytyruan nga helmimi dhe ai iu nënshtrua dhjetëra operacioneve më pas.

Ai fitoi presidencën në një rivotim pasi Gjykata e Lartë e Ukrainës rrëzoi rezultatet duke shpallur Janukoviç fitues mes protestave në rrugë të quajtura “Revolucioni Portokalli”.

ANNA POLITKOVSKAYA

Anna Politkovskaya, një gazetare që raportoi për shkelje të të drejtave të njeriut, u qëllua për vdekje jashtë banesës së saj në Moskë më 7 tetor 2006-të, pasi u kthye në shtëpi nga supermarketi.

Vrasja e Politkovskaya, një 48-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, provokoi një protestë në Perëndim dhe nënvizoi shqetësimet për rreziqet për gazetarët që punojnë në Rusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments