16.4 C
Tetovo
E diel, 13 Prill, 2025
BallinaLajmeLirohet nga burgu në Hagë kreu i veteranëve të UÇK

Lirohet nga burgu në Hagë kreu i veteranëve të UÇK

Hysni Gucati është i lirë. Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e kryetarit të OVL-UÇK-së, për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Ai ka thënë per mediat e Kosovës, se për këtë vendim është informuar nga avokatët mbrojtës.  Pas lirimit nga akuza, Gucati do të lerë Hollandën për të shkuar në Kosovë, javën e ardhshme.

Hysni Gucati ka kaluar shumicën e vuajtjes së dënimit, me Nasim Haradinaj, dhe avokatet kishin dorëzuar kërkesat për lirim të parakohshëm për të dy të dënuarit, por vetëm Gucati ka mundur të fitojë lirinë.

Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Gucatin dhe Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments