-3.9 C
Tetovo
E hënë, 13 Janar, 2025
BallinaLajmeLirohet Gordana Jankullovska! Dënime me burg për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim

Lirohet Gordana Jankullovska! Dënime me burg për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim

Ish të punësuarit në shërbimet e sigurisë, Goran Grujovski, Toni Jakimovski, Nikolla Boshkovski dhe Valentin Simonovski, janë fajtorë për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. Grujovski i cili është në arrati u dënua me mbi 14 vjet burg, ndërsa kolegu i tij nga DSK, Boshkovski, i cili gjithashtu është i pakapshëm, është dënuar me mbi 9 vjet heqje lirie. Siç theksoi gjykatësi Ilija Trpkov, pret që së paku të arrihet drejtësi me përgjegjësin për përgjimet. Tha se pajisja është shkatërruar te rruga e Novosellës, e më pas është kaluar edhe në grimcoren në Maxhari. Një pjesë e të akuzuarve, kanë marrë edhe kërcënime nga Grujovski i cili u ka thënë se do tu pritet gjuha.Në këtë lëndë u lirua vetëm ish ministrja Gordana Jankullovska, e cila, siç thuhet, ka dëgjuar për shkatërrimin e pajisjeve pasi që i ka skaduar mandati si ministre.

Lupço Shvrgovski i cili është avokat i Toni Jakimovskit, paralajmëroi ankesë. Jakimovski është ish shef i kabinetit të Sasho Mijallkovit dhe u dënua me 3 vjet heqje lirie.

Procesi gjyqësor për lëndën “Target-Fortesa” filloi në vitin 2017, ndërsa vendimi i parë i shkallës së parë u soll në vitin 2021, por në vitin 2022 gjykata e Apelit në Shkup e ktheu lëndën në rigjykim. Mijallkov fillimisht u dënua me 12 vite burg, por në ndërkohë iu vjetërsua lënda, ndërsa lënda vazhdoi vetëm me konfirmimin e përgjegjësisë për shkatërrimin e pajisjeve, e jo edhe për përgjimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments