7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLirohet Alil Demiri

Lirohet Alil Demiri

Është liruar Alil Demiri, i cili ishte arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi kishte një flet-arrest ndërkombëtar.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha.

“Pas provave të dorëzuara nga mbrojtja dhe argmenteve sqaruese të dhëna në seancën dëgjimore ku u trajtua kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokurori që përfaqësoi propozimin u tërhoq nga kerkesa”.

“Alil Demiri tashmë është i lirë”, deklaroi avokati i tij, Besnik Berisha.

Avokati Berisha edhe dje ishte i bindur se ndalimi dhe arrestimi i Demirit ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe përbënte cenim flagrant të të drejtave ligjore dhe kushtetuese ndaj tij.

Berisha tha mbrëmë se Demiri nuk mund të ekstradohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut pasi kërkesa e autoriteteve maqedonase është vendosur dhe refuzuar nga gjykata kosovare në të dy instancat.

“Alil Demiri u arrestua dhe ndalua në menyrë të kundërligjshme, bazuar në një urdhër interpoli për çështje e cila tashmë është trajtuar nga gjykata jonë. Kërkesa e autoriteteve të RMV-së për ekstradimin e tij tashmë është vendosur dhe refuzuar nga gjykata kosovare në të dy instancat.

Ai nuk mund të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut dhe jam i bindur që ai nesër do i kthehet familjes dhe miqve të tij”, u shpreh Berisha.

“Kërkesa e re eventuale që mund të parashtrohet nga autoritetet e RMV-së përbën çështje të gjykuar dhe të trajtuar disa herë.

Për këtë arsye arrestimi dhe ndalimi i tij ishte gabim dhe përbën veprim të kunderligjshëm. Ai duhet të lirohet sepse çdo minut e kaluar në ndalim përbën cenim flagrant të të drejtave ligjore dhe kushtetuese për Alil Demirin”, tha avokati Berisha.

“Ai është dhe mbetet i pafajshëm për krimin e konstruktuar dhe ekzekutuar nga shërbimet sekrete, e për të cilin ka folur edhe vet ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut”, përfundon Berisha.

Ndryshe, rasti “Monstra” është i njohur për publikun dhe ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit ishin dënuar me burgim të përjetshëm e disa me dënim maksimal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments