5.5 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeLirimi i të akuzuarve në rastin “Organizatorët e 27 Prillit”/FE: (Pa)drejtësia që...

Lirimi i të akuzuarve në rastin “Organizatorët e 27 Prillit”/FE: (Pa)drejtësia që solli Qeveria e re, VLEN: “Prokuroria e Abaz Zajazit” ka dhënë mendim pozitiv

Lirimi i të akuzuarve për rastin “Organizatorët e 27 prillit” ka shkaktuar përplasje mes ASH, pjesë e Frontit Europian dhe VLEN-it, përcjell TV21. Nga Fronti Europian akuzojnë qeverinë e re për drejtësi selektive, ndërsa nga VLEN thonë se ky vendim ka marrë mendim pozitiv nga prokurorë të afërt me ish-pushtetin,“”Drejtësia” për këtë Qeveri nënkupton padrejtësi në thelb. Lirohen kriminelët dhe terroristët, ndërsa dënohen qytetarët e pafajshëm, lirohen maqedonasit dhe dënohen shqiptarët. Kjo praktikë e filluar me vendimet e drejtorit të burgjeve për të liruar disa nga sulmuesit e 27 prillit, vendimet gjyqësore për lirimin e të tjerëve, e konfirmuar sot edhe me faljen e organizatorëve të “27 prillit”, e nga ana tjetër shqiptimin e dënimit për Agim Islamin dhe mospërfilljen e super ekspertizës që dëshmon pafajsinë e tij, arrestimin e shqiptarëve më 28 Nëntor, tregon qartë se çfarë “drejtësie” na solli Qeveria Vlen-DPMNE”, thonë nga ASH-Fronti Europian.

“BDI e listave të zeza dhe organizata kriminale për 20 vjet pushtet ka kapur dhe ngulfatur çdo institucion shtetëror. Prokuroria abaziane e udhëhequr nga Islam Abazi i BDI-së non-grata, ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit. E njëjta prokurori, pa asnjë përgjegjësi, më parë vendosi masa lehtësuese për të shpëtuar Ixhet Memetin dhe gjykatësin Naqe Gjeorgjiev. A është kjo drejtësia që shqiptarët meritojnë? Pyesim se kujt po i shërbejnë njerëzit e instaluar në gjykata e prokurori nga BDI nongrata. Fillimisht mohojnë gjithçka, por kur provat bëhen të pamohueshme, del në skenë prokuroria “abaziane” për të shpëtuar miqtë e krimit dhe korrupsionit”, thonë nga VLEN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments