7.3 C
Tetovo
E martë, 17 Mars, 2026
BallinaOpinionLiridon Disha / Në Tetovë asgjë nuk ndryshoi për 4 vite pushtet...

Liridon Disha / Në Tetovë asgjë nuk ndryshoi për 4 vite pushtet të Bilall Kasamit.

Katër vjet mandat i kaloi duke e sharë Kryetaren paraprake. Këto 4 vjet do t’i kalojë duke premtuar se deri në fund të mandatit do t’i realizojë premtimet.

Në ndërkohë:

Tetova nuk ka shkolla më të mira.

Tetova nuk ka asnjë park të ri dhe të vjetrit nuk mirëmbahen.

Tetova nuk është qytet më i pastër.

Tetova nuk e ka zgjidhur problemin me qentë endacakë.

Tetova ende ka probleme me ujin e pijshëm.

Tetova ka kaos në trafik.

Tetova është në shërbim të plotë të “mafijës urbane”.

Tetova ka rrugë me gropa.

Tetova sot ka rrugë që janë asfaltuar para 1 viti, por janë në gjendje të mjerueshme.

Tetova nuk e ka të rregulluar infarstrukturën nëntokësore.

Tetova ka probleme me sinjalistikën rrugore horizontale dhe vertikale.

Tetova ka nisur t’i shesë pronat publike dhe ato ua shpërndan njerzve të afërt me Движењен Можеме.

Tetova ndoshta s’ka qenë lule, por më keq se sot s’ka qenë asnjëherë!!!

#PatliotatEPuçës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments