Është për tu admiruar lehtësia e kërkimit të dorëheqjes së funksionerëve nga ana e Bilall Kasamit.
Ai nuk nguron kurrë të kërkojë dorëheqje nga ministrat e funksionerët tjerë, por të njejtën normë etike e morale assesi ta aplikojë vetë.
Në periudhën e udhëheqjes së tij me Komunën, ku mbikqyrës punimesh ishte Komuna e Tetovës, humbën jetën dy punëtorë në Fshatin Shipkovicë, por askush nuk ia kërkoi Bilallit të jepte dorëheqje. Pritëm që mbi bazat e normave të tija morale të jepte dorëheqje vetë sepse ne këtë rast e klasifikuam si fatkeqësi që mund t’i ndodhte çdo kujt.
Mos U ngut Bilall!
