0.7 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmeLiridon Disha -BDI-Këshilli Komunal Tetovë / Pishina e Tetovës , që u...

Liridon Disha -BDI-Këshilli Komunal Tetovë / Pishina e Tetovës , që u ndërtua me taksat e qytetarëve,Këshilli i Komunës dy herë ia ndroi destinacionin…?!

Të nderuar bashkëqytetarë,

Kryesia e Komunës me vendim të Këshillit Komunal vendosi që pishinën publike që me shumë mund e ndërtoi udhëheqësia e kaluar për nevoja të fëmijëve, një herë t’ia japë me koncesion një kompanie e cila ishte zotuar se aty do të ndërtojë edhe një aquapark të hapur e më pas vendosi ta materializojë duke i detyruar fëmijët të paguajnë për mësime noti.

Të nderuar, kjo pishinë u ndërtua për të qenë pishinë publike, në shërbim të qytetarëve dhe ajo të shfrytëzohet pa pagesë. Ndërtimi i saj u bë me taksat e qytetarëve dhe qëllimi i ndërtimit të kësaj pishine asnjëherë nuk ka qenë materializimi i saj. Përkundrazi, ne kemi insistuar që ajo tu jepet në shfrytëzim shkollave fillore dhe aty të mësojnë not të gjithë fëmijët e shkollave fillore të Komunës sonë.

Në kampanjë parazgjedhore, Kryetari i Komunës dha premtim se do të ndërtojë edhe katër pishina tjera. Kjo lene që nuk ndodhi, por përkundrazi, edhe këtë pishinë që e gjeti të gatshme dhe me të gjitha standardet, e privatizoi, e tjetërsoi dhe i vendosi çmimore për fëmijët tanë.

Vlerësoni vetë se sa dëme po i shkaktohen Komunës sonë nga njerëz të cilët Tetovën e shohin si burim financiar për promovimin e agjendave të tyre antikombëtare!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments