Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha përmes një postimi ka akuzuar kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami se po e mban peng arsimi shqip në Tetovë përmes pazarllëqeve me drejtorët e shkollave, shkruan Top24
“Vazhdojnë pazarllëqet politike të Bilall Kasamit me drejtorët e shkollave. Ata që vuajnë janë nxënësit, arsimtarët, të punësuarit dhe arsimi shqip në përgjithësi.
Ky është efekti i dëmshëm që e solli në Komunën tonë Bilalli dhe bashkëmendimtarët e tij! “