6.7 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Janar, 2025
BallinaLajmeLiridon Disha akuza Bilall Kasamit: Keni tentuar të kontrabandoni votën e këshilltarëve...

Liridon Disha akuza Bilall Kasamit: Keni tentuar të kontrabandoni votën e këshilltarëve të BDI-së për të kaluar PDU ku parashihni ndërtesë në pronë publike.

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami se ka tentuar të kontrabandoj këshilltarë të BDI-së për të kaluar një PDU ku po planifikohet të ndërtohet një ndërtesë në hapsirë publike ndërsa këtij reagimi Disha i ka bashkangjitur edhe një video nga protestat e banorëve në këtë bllok urban.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ne, Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, edhe përkundër tentativave të shumëta për ta na e kontrabanduar votën, votuam KUNDËR ndryshimit të planit detal urbanistik për këtë parcelë sepse konsideruam se ky plan i ri shkel mbi të drejtën e qytetarëve për hapsirë të gjelbër dhe hapsirë publike. Qytetarët duhet ta dijnë se për miratimin e këtij plani detal Urbanistik që parasheh ndërtimin e blloku ndërtesash në hapsirë publike kanë votuar Këshilltarët Komunalë të Vmro-Dpmne-së dhe ata të Lëvizjes Besa dhe Alternativës.

Kush ndërton në atë parcelë, interesohuni dhe do ta kuptoni!

Ne e kemi një mesazh për kontrabanduesit e qytetit – Këshilltarët e Ali Ahmetit NUK BLIHEN E NUK SHITEN!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments