3.3 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaOpinionLindita Kadriu / NA ISHTE NJËHERË

Lindita Kadriu / NA ISHTE NJËHERË


Ishim në Tetovë, Tahiri me angazhime në Beograd, gjyshja e palëvizshme, prandaj
kthimi në Shkup u paraqit si problem praktik. Me bus nuk mundeshim, vozitja me taksi
dukej tejet e shtrenjtë edhe për familjet e funkcionarëve që jetonin si bota përreth,
prandaj baba kërkoi nga shoferi të na vozisë për Shkup. Hera e parë dhe e fundit.
Dhe fotografi tjera nga fëmijëria.
..ende jetonim në Tetovë, T ishte zëvendës sekretar shteti (me fjalorin e sotëm:
zëvendësministër) i financave. Çdo mëngjes ecte dy kilometra deri në Stacionin e
autobusave, prej atje për Shkup, pastaj në këmbë deri në ndërtesën e Ministrisë, dhe
ashtu 4 vjet rradhazi. Vetëm në rast të mbledhjes herët në mëngjes, do të kërkonte që
vetura nga Garazhi ta pret tek stacioni i Shkupit.
..një mandat kryente funkcionin e ministrit per marrëdhënie ekonomike me jashtë.
Sërisht pa shofer personal, kjo ishte ligj i pashkruar. Pasi shpesh udhëtonte jashta
vendit, më shpesh i përdorte shërbimet e Garazhit: nga banesa në aeroport dhe
anasjelltas. Nuk vonohej të zbresë para ndërtesës që shoferi mos ta pret, jetonte sipas
motos Njeriu më mirë duhet të sillet me ata nën se sa me ata sipër tij. Si në hipi-komunë
🙂
..në 14 vitet si deputet i Kuvendit jugosllav, mjet të shpeshtë udhëtimi kishte trenin, me
kushet (dhomë fjetjeje). Paramendoni ndonjërin prej deputetëve të sotëm, e ku më të
ishte federativ, se si lëkundet në kupe. Mbante çantë lëkure prej nga nxjerrte materiale
dhe përgatitej për mbledhjet si për provim, njëjtë si përfaqësuesit e sotëm të popullit.
Maqedonia kishte banesë të vogël në Beograd që e shfrytëzonin politikanët e saj me
punë të përkohshme atje. As hotel as butur.
Në fund, tregimi i cili lexuesëve që nuk e kanë përjetuar komunizmin mund t’u duket si
për fëmijë. Tahiri u bë nënkryetar Qeverie, bashkë me Stojan Andovin dhe tetovarin
Koço Tulevskin. Mbi ne jetonte ministri pa resor Iqmet Krifca. Gjatë mandatit shkonin
me rradhë me veturat e veta, një javë me Renon tonë të vjetëruar, por në kondicion, një
javë me veturën e vogël që i thonin peglica të axha Metit. Fëmijët që mësonim në Zef
Lush Marku, lagjen Karposh, na zbarkonin në një stacion urban dhe vazhdonin për
Këshillin ekzekutiv. A duhet të shtoj se asnjëherë nuk kërkuan kompensim për benzin!?
Si deputetët e Parlamentit sot.
Krahasimet janë të pamundura.
Cila kohë ju duket më përparimtare dhe proevropiane, koha e atëhershme komuniste
apo e sotme, demokratike!?

=================================================

Kjo kolumne pa të drejtën e botimit të autores zonjës Lindita Kadriu nuk mund të ribotohet në rrjete sociale dhe portale…në të kundërtën do të ballafaqohet me LIGJIN MBI TË DREJTËN AUTORIALE të RMV-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments