9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLile Stefanova:Katica Janeva kërkonte t’i mbyllnim lëndët dhe të dyshuarit të mos...

Lile Stefanova:Katica Janeva kërkonte t’i mbyllnim lëndët dhe të dyshuarit të mos shkonin në burg

“Si prokuror i lëndës për rastin “Perandoria”, që tani është në qendër të vëmendjes dhe rreth të cilit po qarkullojnë një numër i madh i spekulimeve, vlerësoj se është e domosdoshme që për opinionin të ndaj disa informata, pikërisht në drejtim të parandalimit të këtyre spekulimeve”, kështu e fillon deklaratën e saj për media prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova, emri i së cilës përmendet në audio incizimin e ri që e publikoi “La Verita”.

“Gjatë muajit gusht të vitit 2018, të dyshuarit Jordan Kamçev dhe Cvetan Pandeleski kanë tentuar që të ndikojnë në para hetimin që në atë periudhë ishte drejtuar kundër tyre dhe personave të tjerë, duke shfrytëzuar miqësinë time me z. Vanço Çifliganec. Për këtë situatë unë gjatë një mbledhjeje kam njoftuar Katcia Janevën dhe prokurorët e tjerë prezent në mbledhje, gjithashtu kam njoftuar edhe ekipin tim të hetuesve. Gjatë takimit që u mbajt në hapësirat e PSP-së, z. Vanço Çifliganec tentoi që të merr informata për procedurat ndaj “miqve të tij”, Cvetan Pandeleski dhe Jordan Kamçev. Zotit Çifliganec qartë ia bëra me dije se nuk vjen parasysh që të bisedojmë çfarë do qoftë lidhur me lëndën. Janë plotësisht të pavërteta të thënat e të dyshuarit Jordan Kamçev në incizimin e publikuar në të cilin ia lejoi vetes që të përdor emrin tim. Vlerësoj se qëllimi i kësaj është diskreditimi im si prokurorë i cili po ndjek procedurën kundër tij”, thotë mes tjerash në reagimin e saj prokurorja Lile Stefanova.

“Më 16 prill të vitit 2019 në zyrën e Katica Janevës u mbajt një mbledhje në të cilën ajo para prokurorëve prezantoi disa vendime të cilat ndërlidheshin me lëndët “Perandoria” dhe “Banka Postare”. Konkretisht, na u urdhërua që të dorëzojmë raporte me shkrim për dëmin që të dyshuarit duhet t’i paguajnë shtetit pas çka lëndët duhet të “mbyllen” dhe “të dyshuarit të mos shkojnë në burg”. Megjithatë unë dhe prokurori Burim Rustemi përgatitëm raporte me shkrim në të cilin përskaj shumës së dënimit i nënvizuam dhe dënimet e mundshme me burg në pajtim me Kodin Penal, në rast të marrëveshjes me Prokurorin Publik. Plotësisht për rastin “Perandoria” kam potencuar se hetimi është në fazë shumë të hershme për ndonjë marrëveshje eventuale dhe se hetimi duhet të vazhdoj edhe në periudhën e ardhshme”, tha Stefanova

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments