Lile Stefanova, e cila e udhëheq rastin “Perandoria” të PSP-së, është ftuar për tu marrë në pyetje në Prokurorinë Publike për rastin “Reket”, konfirmoi prokurori publik Lubomir Jovevski.
Stefanova dje ishte përmendur në bisedat e incizuara të cilat i publikon edicioni i internetit të gazetës italiane “La Verita”.
Ajo në një deklaratë me shkrim e mohoi si të pavërtetë atë që e ka thënë Jordan Kamçevi në incizim dhe vlerësoi se qëllimi është që ta diskreditojë si prokurore.
Hetimin për rastin “Reket” në Prokurorinë Publike e udhëheq prokuroja Vilma Ruskoska.