Lile Stefanova është zgjedhur prokurore në Prokurorinë e Republikës.
Ajo sot u zgjodh prokurore në Prokurorinë e Republikës, pra u bë një nga dhjetë zëvendësuesit e Prokurorit Publik të Republikës.
Prokurori Ljubomir Joveski është edhe disa ditë në këtë pozitë, pasi mandati i skadon më 25 dhjetor.
Stefanova ka qenë pjesë e ekipit të PSP-së dhe deri para zgjedhjeve ka punuar në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ajo njihet për çështje si “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno”, të cilat përfunduan me dënime për të akuzuarit