8.7 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLija e dhenve, enterokoliti dhe pertusisi – sëmundje më të shpeshta akute...

Lija e dhenve, enterokoliti dhe pertusisi – sëmundje më të shpeshta akute ngjitëse në shkurt

Sëmundje më të shpeshta ngjitëse akute ngjitëse të regjistruara në shkurt ishin lija e dhenve – 661, pas çka vijojnë enterokoliti -207, pastaj pertusisi ose kolla e mirë -120 raste, tregon raporti më i ri i Institutit të Shëndetit Publik.

“Krahasuar me muajin e kaluar – janar, regjistrohet ulje e numrit të të regjistruarve nga lija e dhenve për 26,8 për qind, përderisa krahasuar me muajin shkurt 2023, regjistrohet ulje për 5,6 për qind. Krahasuar me muajin e kaluar janar, regjistrohet rritje e numrit të personave të sëmurë nga enterokoliti për 27 për qind, përderisa me muajin shkurt 2023, regjistrohet rritje për 88,2 për qind”, shkruan në raport.

Në shkurt janë regjistruar edhe katër raste të konfirmuara në HIV dhe një në SIDA, nga gjinia mashkullore, të cilët janë të moshës prej 20 deri 39 vjet.

“Është regjistruar një rast vdekje nga SIDA, i regjistruar si i sëmurë në vitin 2018, nga gjinia mashkullore, i cili i takon grupmoshës prej 35 deri 39 vjet. Në bazë të evidencës ekzistuese të rasteve të regjistruara, deri më 29 shkurt, numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/SIDË në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 1987–2024, është 645 edhe atë -127 persona kanë humbur jetën, 518 persona jetojnë me HIV-SIDË”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Janë regjistruar gjithsej edhe 49 raste me Kovid-19 gjatë shkurtit. Gjatë shkurtit, kanë arritur edhe dy paraqitje për sëmundje ngjitëse për enterokolit te një shtetas i huaj nga Suedia dhe zgjeba te një shtetas i huaj nga Kroacia, të cilët kishin qëndruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, informojnë nga ISHP.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments