9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLigji për Shtetësinë, opozita shqiptare shpalos kërkesat

Ligji për Shtetësinë, opozita shqiptare shpalos kërkesat

Opozita shqiptare të hënën në takimin me kryeministrin Zoran Zaev do të kërkojë reduktimin e perimetrit të verifikimit nga organet e sigurisë ndaj personave pa shtetësi. Sipas Flakron Bexhetit nga Aleanca për Shqiptarët, aplikimi për shtetësi është individual dhe se përgjegjësia penale është individuale sipas çdo ligji dhe konvente ndërkombëtare. Bexheti shton se mendësia e shërbimeve të sigurisë për t’i dhënë domino efekt negativ juridik rrethit familjar duhet të merr fund me propozim-Ligjin për Shtetësi.

Kuptohet që duhet të jetë në baza individuale sepse çdo qytetar e bën aplikimin në bazë individuale për shtetësi dhe kjo nuk duhet të paraqet një perimetër më të gjerë”, tha Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të kërkojnë zgjidhje edhe për raportet famëkeqe në organet e sigurisë. Në rast se indikacionet për vepra penale datojnë më shumë se 10 vite, opozita shqiptare do të kërkojë që informacionet e tilla të mos merren parasysh gjatë procedurës për shtetësi.

Nuk mjafton që të jetë më shumë se 10 vite. Edhe në Kodin Penal lëndët e vjetërsuara kanë një afat 10 vjeçar. Ne do të jemi kategorik kundër që dikush të shfrytëzon ndonjë mundësi për një dënim për kundërvajtje të vishet me atë epitet. Kjo të vlen vetëm për veprat e rënda penale edhe pse ne besojmë që nuk ka të tilla”, pohoi Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.

Në takimin e të hënës në Kuvend mes kryeministri Zaev dhe dy liderëve të koalicionit opozitar, Ziadin Sela dhe Afrim Gashti, do të marrin pjesë edhe koordinatorët e grupeve parlamentare, Skender Rexhepi dhe Jovan Mitrevski. Në takimin e fundit u konstatua se marrja e shtetësisë përmes tre dëshmitarëve nuk është e mundur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments