4.3 C
Tetovo
E premte, 23 Janar, 2026
BallinaLajmeLigji për Safe city ,kaloi,pse nuk pret të implementohet kur do jetë...

Ligji për Safe city ,kaloi,pse nuk pret të implementohet kur do jetë i përfshirë me infrastrukturë në gjithë territorin e RMV(video koment)

www.telegrami.mk

lajmi interaktiv

SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB: Numri i viktimave në protesta, i paprecedent

=====================================

LIGJI SAFE CITY KALOI NË KUVEND TË MAQEDONISË SË VERIUT ME 81 VOTA PRO NGA VMRO-DPMNE-VLEN-ZNAM-LEVICA …19 VOTA KUNDËR

EDHE GJATË DISKUTIMIT ASH E SELËS DREJTOI AKUZA TË FORTA APARTHAIDI

OPOZITA

Ilire Dauti / Në Kuvend u miratua “Safe City” i cili nga 1 shkurti do t’i gjobit qytetarët vetëm në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë.

ASh-Taravari do ta çojë “Safe City-n” në Gjykatën Kushtetuese

====================================

POZITA VLEN PAS VOTIMIT REAGUAN NË RJETE SOCIALE

Adnan Azizi: Safe City parandalon aksidentet dhe shpëton jetën!

Qoku: Projekti “Safe City” mbron qytetarët, Ali Ahmeti nuk e ka në kontroll grupin parlamentar

Miratimi i “Safe City” disa ligjeve tjera,kryekuvendari i RMV, Afrim Gashi e quan ditën e sotme produktive

=============================================

====================================

ANALIZË

Pyetje për Qeverinë mbi “Safe City”

  1. A po e pranon Qeveria se ligji po zbatohet selektivisht, kur hyn në fuqi vetëm në disa qytete, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet jashtë kontrollit dhe sanksioneve?
  2. Si e shpjegon Qeveria faktin që barazia para ligjit zbatohet vetëm aty ku ka kamera, ndërsa në qytetet pa kamera ligji praktikisht nuk ekziston?
  3. Pse qytetarët në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë duhet të paguajnë gjoba nga 1 shkurti, ndërkohë që qytetarët në qytete të tjera nuk ndëshkohen për të njëjtat shkelje?
  4. A është “Safe City” projekt sigurie apo instrument për mbushjen e buxhetit, duke u zbatuar fillimisht aty ku ka dendësi më të madhe trafiku dhe popullsie?
  5. Kush mban përgjegjësi politike për vendosjen e kamerave në zona pa semaforë, pa parkingje dhe pa sinjalistikë bazë, por me gjoba të larta?
  6. Pse Qeveria nuk e shtyu zbatimin e ligjit deri në momentin kur sistemi do të ishte funksional në gjithë territorin e shtetit, nëse qëllimi ishte siguria dhe jo ndëshkimi selektiv?
  7. A ekziston ndonjë analizë publike që dëshmon se këto lokacione janë më të rrezikshme për aksidente, apo vendimmarrja është bërë pa transparencë dhe pa kriter profesional?
  8. A e konsideron Qeveria të drejtë që ligji të zbatohet sipas kapacitetit teknik dhe jo sipas parimit kushtetues të barazisë, dhe kush do ta mbajë përgjegjësinë nëse ky projekt thellon mosbesimin qytetar?…A do të shoqërohet zbatimi i sistemit me investime paralele në infrastrukturë rrugore, si semaforë, sinjalistikë dhe parkingje, veçanërisht në zonat ku aktualisht vendosen kamerat? www.telegrami.mk

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments