BallinaLajmeLigji për përfaqësimin ndan skenën politike! Qeveria pro reformës, opozita shqiptare e...

Ligji për përfaqësimin ndan skenën politike! Qeveria pro reformës, opozita shqiptare e quan “goditje ndaj barazisë”

Me synimin për të vendosur rregulla të reja për përfaqësimin e komuniteteve në institucionet shtetërore, Qeveria ka miratuar draft-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Nga Qeveria theksojnë se qëllimi është eliminimi i paqartësive dhe keqpërdorimeve që kanë shoqëruar sistemin e mëparshëm, si dhe ndërtimi i një administrate profesionale dhe transparente.“Parimi kushtetues i përfaqësimit te drejte dhe adekuat ngrihet ne nivel te materies ligjore dhe si i tille obligativ për të gjitha institucionet shtetërore.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit, u bë edhe më e qartë se shteti nuk mund të vazhdojë më me zgjidhje të pjesshme apo me mekanizma të përkohshëm”, tha Bekim Sali – zëvendëskryeministër.“Ligj i cili do të zbatojë përfaqësim të drejtë, por në të njëjtën kohë do të mbaj llogari edhe për cilësinë, di­çka që deri tani ndoshta nuk ishte e vendosur në perimetër, gjegjësisht fokus”, theksoi Hristijan Miskocki, kryeministër.

Megjithatë, ligji ka shkaktuar reagime të forta politike, posaçërisht nga opozita shqiptare BDI dhe ASh-Taravari, të cilët njoftojnë se nuk do ta përkrahin në Kuvend. Opozita e cilësoi projekt-ligjin si “goditje ndaj barazisë etnike”, duke vlerësuar se ai rrezikon të çmontojë mekanizmat ekzistues të përfaqësimit.“Ky nuk është aspak ligj reformues, por një projekt i mirëfilltë për çmontimin e barazisë. Heqja e kuotave etnike, mungesa e identifikimit etnik në punësim dhe avancim, si dhe mungesa e mekanizmave ndëshkues, e shndërrojnë këtë nismë në një instrument të diskriminimit të institucionalizuar”, tha Arben Taravari –ASH.

Ligji i ri parashikon një Trup Koordinues që monitoron përfaqësimin, por partitë shqiptare thonë se nuk ka masa të detyrueshme për institucionet që nuk respektojnë përfaqësimin.

“Ajo që krijon më së shumti dilema është se ky ligj nuk ka asnjë dispozitë të vetme sanksionuese apo ndëshkuese, për institucionet të cilat do ta zbatojnë këtë ligj dhe të cilat nuk do të arrijnë ta realizojnë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Me një fjalë për mua ky ligj mesa e kam lexuar është sikur të themi t’i avancojmë juristët po e marr si shembull, por mos të lejojmë  njerëzit të tregojmë se janë jurist”, pohoi Arta Bilalli Zendeli – nënkryetare e BDI-së.

Nga Qeveria theksojnë se ky mekanizëm është thelbësor për të shmangur abuzimet dhe për të rritur besimin e qytetarëve në institucionet publike. Ligji vjen si zëvendësim i mekanizmit të deritanishëm të njohur si “balancuesi”, i cili u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments