19.5 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
BallinaLajmeLigji për Medresenë/ Kasami: Fillimi i një epoke të re

Ligji për Medresenë/ Kasami: Fillimi i një epoke të re

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi të ligjit që mundëson akreditimin e shkollave të mesme fetare, duke e cilësuar si një hap historik për të drejtat arsimore dhe fetare në vend.

“Sot, me krenari dhe përgjegjësi, Kuvendi miratoi ligjin që mundëson akreditimin e shkollave të mesme fetare,” shkroi Kasami në një status në rrjetet sociale. Ai u shpreh mirënjohës ndaj deputetëve dhe qeverisë së re, të udhëhequr nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE, për, siç tha, vullnetin e qartë politik dhe angazhimin konkret në përmbushjen e një të drejte të mohuar prej vitesh.

Kasami shtoi se ky është vetëm fillimi dhe se arsimi fetar duhet të ketë mbështetje institucionale për t’i ofruar rinisë “dritë, dije dhe vlera të shëndosha”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments