Përfaqësuesit e popullit në Parlament pritet sot të votojnë ligjin për lojërat e fatit dhe dislokimin e bastoreve dhe kazinove 500 metra largë institucioneve arsimore.
Ligji në fjalë është i pesti në rendin e ditës dhe pritet të miratohet me shumicë votash.
Propozimi për dislokimin e bastoreve dhe kazinove 500 metra largë shkollave ka ardhur nga Qeveria dhe i njëjti është bllokuar nga ana e opozitës, por kaloi pas insistimit të Qeverisë dhe pasi i njëjti u ridërgua në Kuvend me flamur evropian.
Edhe pas kësaj, tentimet e opozitës maqedonase për të bllokuar të njëjtin nuk rreshtën, përmes debateve dhe fjalimeve të gjata ata tentuan sa më shumë të vjedhin kohë, por ligji kaloi sipas rregullores së Kuvendin edhe në leximin e parë edhe në të dytin në komisionin për Çështje Evropiane dhe Komisionin Ligjvënës.
Me këtë propozim ligj pajtohet edhe shoqata anti-bixhoz të cilët apelojnë që deputetët të votojnë të njëjtin ose në të kundërtën paralajmërojnë protesta.