0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLigji për krerët e Komunave nga VLEN, dorëzohet në Kuvend

Ligji për krerët e Komunave nga VLEN, dorëzohet në Kuvend

VLEN dorëzoi në Kuvend propozim ndryshimet për Ligjin për vetëqeverisje lokale, të paralajmëruara prej kohësh. Sipas sqarimeve nga koalicioni, propozimi parashikon që të mos ketë zgjedhje të parakohshme në komunat që udhëhiqen nga ushtrues detyre, nëse deri në zgjedhjet e ardhshme kanë mbetur më pak se dy vjet. Megjithatë koordinatori i grupit parlamentar Halil Snopçe, sqaron për Alsat, se ndryshimet e propozuara, nëse miratohen, do të vlejnë deri në dhjetor të vitit 2025. Qëllimi është të gjendet zgjidhje deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta, për t’u shmangur shpenzimet e panevojshme, kurse më vonë të përpilohet ligj i ri me një zgjidhje afatgjate.

Që do të ketë ligj të ri, të përpiluar me të gjitha palët e interesuara, u zotua edhe ministri i Vetëqeversijes Lokale Zllatko Perinski, një ditë më parë.

“Ne si Ministri për Vetëqeverisje lokale e parashikojmë në planin tonë të veprimit dhe shpresoj që vitin e ardhshëm, përmes një debati më të gjerë ku do të kyçen edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe të gjithë ekspertët që e njohin materien, do të hymë në procedurë të ndërtimit të një ligji të ri për vetëqeverisje lokale”, tha Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, tri komuna, Aerodromi, Gostivari dhe Saraji mbetën pa kryetarë, sepse ata u bënë ministra dhe në vend të tyre, sipas ligjit aktual, u emëruan ushtrues detyre. Çështjet për kryetarët e komunave dhe zgjedhjet e parakohshme lokale rregullohen me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Sipas dispozitave aktuale, ushtruesit e detyrës kanë mandat vetëm gjashtëmujor, dhe zgjedhje të parakohshme nuk organizohen vetëm nëse deri në zgjedhjet e rregullta kanë mbetur më pak se gjashtë muaj.

Zgjedhjet e rregullta lokale duhet të mbahen në vjeshtë të vitit të ardhshëm./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments