7.4 C
Tetovo
E hënë, 6 Janar, 2025
BallinaLajmeLigji liberal në RMV josh të huajt për fekondim in-vitro

Ligji liberal në RMV josh të huajt për fekondim in-vitro

Nga rreth 2.500 raste të fekondimit in-vitro, rreth 1.000 janë banorë të vendeve fqinje e më larg, njoftoi Fondi i Sigurimit Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. Kufizimet ligjore për moshën e gruas, por edhe përvojat e mira në spitale, janë arsye pse të huajt bëjnë fekondim artificial në këtë shtet.

“Doktor, vetëm për t’ju njoftuar se si rezultat i punës suaj kam lindur binjakë, një djalë dhe një vajzë dhe ju falënderoj për këtë. Përshëndetje nga Serbia”, i ka shkruar shtetasja serbe, Dunja S., një mjeku nga spitali ‘Plodnost’ në Manastir, ku kanë kryer fekondimin e asistuar biomjekësor – të njohur gjerësisht si fekondim in-vitro (IVF).

Përmes kësaj procedure, qeliza vezë dhe spermatozoidi bashkohen në kushte laboratorike dhe të fekonduara kthehen në trupin e gruas për të nisur një shtatzëni.

Në fund të nëntorit, një grua 61-vjeçare nga Shkupi, lindi një djalë të shëndetshëm, pasi për 37 vjet nuk kishte arritur të mbetej shtatzënë. E ëma kishte pasur dhjetë fekondime të pasuksesshme in-vitro, dhe po kaq aborte spontane. Ajo kishte kryer më parë tri ndërhyrje gjinekologjike, prej të cilave dy në Beograd, dhe një në klinikën gjinekologjike në Shkup.

“Kemi pacientë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, kemi edhe nga më larg, tërheqim pacientë nga kudo. Më së shumti, ata vijnë për shkak të mundësisë te ne për të përdorur material të dhuruar, për shkak të fekondimeve in-vitro të pasuksesshme në vendet ku jetojnë, por edhe për shkak të suksesit tonë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Tashe Tërpçevski, themeluesi i spitalit “Plodnost” në Manastir.

Të tilla histori ndajnë të gjitha spitalet private që kryejnë këtë procedurë, pasi në pamundësi për të pasur fëmijë natyrshëm, zgjidhet metoda e fekondimit artificial.

“Sofi po zhvillohet shkëlqyeshëm deri tani, dhe këtë javë filloi të buzëqeshë”, i ka shkruar një paciente nga Spanja një doktoreshe në klinikën ‘Newborn’ në Shkup, ku foshnja ishte fekonduar me metodën in-vitro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments