3.9 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLigji i ri për lojërat e fatit, ALF: Më shumë se 10.000...

Ligji i ri për lojërat e fatit, ALF: Më shumë se 10.000 njerëz do mbeten pa punë

Asociacioni i organizatorëve të lojërave të fatit është kundër propozim-ligjit për lojërat e fatit me të cilin ndalohet që bastoret dhe kazinot të jenë më afër se 500 metra nga objektet shkollore. Nëse miratohet ky propozim-ligj, kjo veprimtari rrezikon të humbas shumë, të mbyllet dhe të mbesin mijëra qytetarë pa punë, thonë nga asociacioni. Qëndrim të ngjashëm kanë edhe nga Asociacioni i bastoreve.

“Nuk do të ndalemi këtu, sepse pas nesh qëndrojnë 10 mijë të punësuar dhe jemi të obliguar t’i ruajmë vendet e tyre të punës.”, – deklaroi Goran Stoimenov nga Asociacioni i organizatorëve të lojërave të fatit.

“Ligjet e tilla restriktive është e dëshmuar se sjellin efektin e kundërt. As nuk do të pakësohet luajtja e lojërave të fatit as rreziqet të cilat mund t’i sjellin. Në këtë mënyrë do të hapet një fushë e re për profit ilegal dhe rrezik për ata që luajnë.”, – theksoi kryetari i asociacionit të bastoreve, Vasko Ilievski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments