-0 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeLigjet për korridoret, LSDM: Korridori 8 i vlerësuar si europian nga BE

Pushteti insiston në miratimin e ligjeve me flamur europian për Korridorin 8 pasi projekti është vlerësuar me interes europian. Deputeti i LSDM-së Darko Kaevski, thotë se pesë ligjet do të përfshijnë edhe projektet vijuese në infrastrukturën rrugore,  hekurudhore dhe gazsjellës.

Ai apeloi deputetët e VMRO-së të veprojnë në mënyrë konstruktive.

“BE veçmë e ka cilësuar si korridor europian me rëdnësi gjeostrategjike, andaj ndryshimet ligjore do të miratohen me flamur europian. Me miratimin e ndryshimeve ligjore s’do ketë stërzgjatje të procedurave dhe shkrutim të fazave të ndërtimit. Apelojmë të gjithë deputetët e sidomos kolegët e VMRO – DPMNE-së të ndërpresin bllokadat, të tregojnë përgjegjësi dhe të marrin pjesë në miratimin e ndryshimeve ligjore të cilat sigurojnë realizim përfundimtar të projektit strategjik, ndërrtimin e korridorit 8”, u shpreh deputeti i LSDM -së, Darko Kaevski.

BDI: Dëme financiare me bllokadat ligjore

Nga BDI thonë se VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me partinë E Majta, po bllokon mbi 500 milionë euro të destinuara për Korridorin 8 dhe 10D. Pohojnë se ndryshimet ligjore nuk cenojnë të drejtat e punëtorëve, ashtu siç pretendon opozita.

“Implikimet financiare të bllokimit të ligjit të TVSH-së janë 40 milionë euro, për ligjin e tatimit mbi fitimin janë 20 milionë euro, 100 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve për kredi për ekonominë me kushte të favorshme dhe 100 milionë të tjera nga BERZH për ESM, mbi 150 milionë euro për Korridoret 8 dhe 10 – D, si dhe gjithsej 260 milionë euro nga BE dhe FMN që varen nga ligjet tatimore, si dhe qindra milionë euro për hekurudhat në Korridorin 8”, thonë midis tjerash nga BDI.

Nga VMRO, të cilët konsiderojnë se pushteti me projektin infratsrukturor po vjedh paratë e qytetarëve, kundërshtojnë ndryshimet ligjore. Sipas tyre qytetarët janë varfëruar për 300 milion euro ose 150 euro për kokë banori, të cilat do t’i trasferohen Behtel dhe Enka-s, ndërkohë që nuk është nisur kurfar punimi në teren.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments