7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLigjet Lejhi/ Shekerinska e Byrnes nënshkruajnë marrëveshje mes RMV-së dhe SHBA-së

Ligjet Lejhi/ Shekerinska e Byrnes nënshkruajnë marrëveshje mes RMV-së dhe SHBA-së

 Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e SHBA-së Kejt Mari Bërns sot do të nënshkruajnë marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me të cilën përkrahet respektimi i të drejtave të njeriut gjatë veprimit në zonat e sigurisë.

Marrëveshja del nga të a.q. ligjet Lejhi, të cilat parashikojnë ndalesë për Departamentin amerikan të Shtetit dhe Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-së që të ofrojnë ndihmë ushtarake, stërvitje dhe trajnime të njësive ose individëve të forcave të sigurisë nga shtetet tjera, për të cilat ka akuza kredibile se i kanë shkelur të drejtat e njeriut, e me këtë rast nuk janë ndërmarrë hapa që autori ose autorët të ndiqen penalisht-juridikisht.

Ky instrument i njohur amerikan i quajtur sipas propozuesit të tij, senatorit Patrik Lejhi (Patrick Leahy) praktikisht mundëson ndalesë urgjente të ndihmës financiare amerikane në rast se paraqiten dëshmi kredibile për shkeljen e të drjtave të njeriut nga ana e njësive ushtarake ose policore, ose pjesëtarëve të tyre, të shtetit shfrytëzues të ndihmës.

Nënshkrimi i marrëveshjes Lejhi, që u caktua për sot paradite, është edhe një shprehje e besimit të ndërsjellë në bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes mes Maqeodnisë së Veriut dhe SHBA-së, e cila zhvillohet në kuadër të partneritetit strategjik dhe NATO aleancës, duke i afirmuar me këtë rast mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut si vlerë fundamentale në marrëdhëniet mes dy vendeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments