Lidhja Europiane për Ndryshim ka formuar Trupon Koordinativ të koalicionit duke unifikuar edhe më shumë forcat politike opozitare thuhet në kumtesë.
”Lidhja Europiane për Ndryshim, në takimin e sotëm ka formuar Trupin Koordinativ të koalicionit, duke e bërë edhe një hap drejt unifikimit të forcave politike opozitare për të finalizuar përpjekjet e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut me qëllim mposhtjen e BDI-së së korruptuar dhe kriminalizuar. Ky thellim i bashkëpunimit ka një zotim të qartë politik, sjelljen e ndryshimit duke u profilizuar kështu si shpresa e vetme që mund ta mundësojë këtë synim të shqiptarëve.
Trupi Koordinativ diskutoi në lidhje interesimin e madh dhe bashkënjgitjet e vazhdueshme që po i bashkohen koalicionit, gjë që paraqet paraqet një tregues inkurajues për punën tonë si koalicion, njëherësh duke vlerësuar se është koha e fundit për çdo subjekt politik ose individ të rreshtohet në anën e vullnetit të popullit, ndërsa të gjithë ata që refuzojnë t’i bashkohen Lidhjes, nënkuptohet që haptazi dhe me vetëdije të plotë e mbështetin monopolizimin e pushtetit të BDI-së, duke rrezikuar skajshmërisht fatin e popullit shqiptar, por edhe perspektivën e vendit.
Në këtë takim u morën disa vendime të rëndësishme për të krijuar parakushte për zgjedhjet e ardhshme të suksesshme. U vendos të formohen komisione të specializuara, të cilat do të angazhohen në krijimin e politikave të mirëfillta në fusha të caktuara për të përpiluar programin solid zgjedhor të koalicionit për të sjellë fitoren e madhe. Gjithashtu, u vendos që së shpejti të hapet edhe shtabi zgjedhor i koalicionit për ta bërë më efektivi dhe efikase fushatën dhe realizimine qëllimeve të Lidhjes Europiane për Ndryshim” – thuhet në kumtesën e Lidhjes Europiane për Ndryshim.