9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLidhja e Sindikatave thirrje për protestë më 1 maj

Lidhja e Sindikatave thirrje për protestë më 1 maj

Me moton “Punëtorët janë shteti” Shoqata e Sindikatave e Maqedonisë me rastin e festës së punëtorëve 1 maj paralajmëruan protestë. Sipas tyre kjo protestë organizohet për shkak siç thonë padrejtësive ndaj punëtorëve. Në paralajmërim thuhet se protesta do të nisë në orën 12:00 para godinës së Shoqatës së Sindikatave të Maqedonisë.

“Mendojmë se rritja e pagave të zyrtarëve për 78 % ose 2.000 denarë në ditë, vendosja e 12 orëve pune për një numër të madh të punëtorëve, fakti që i kanë gënjyer punëtorët shëndetësorë dhe se nuk janë rritur pagat e tyre, se nuk kanë lidhur kontratën e përgjithshme kolektive për një sektor publik me të cilin çdo punonjës do të ketë të drejtën e K-15, janë motiv i mjaftueshëm dhe më shumë se arsye për të dalë në protestë në rrugë dhe për të shprehur pakënaqësinë”, thonë nga LSM.

Në këtë paralajmërim dhe thirrje për proteste po ashtu thuhet se të gjithë së bashku, punëtorë, sindikata, qytetarë dhe sindikalistë, duhet të qëndrojmë dhe të tregojmë unitet dhe solidaritet dhe të parandalojmë synimet dhe politikat e këqija të qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments