Lideri i opozitës në Rusi, Alexei Navalny, është shtrirë pa ndjenja në spital dhe dyshohet që është helmuar, ka thënë zëdhënësja e tij, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Udhëheqësi i fushatës anti-korrupsion është sëmurë gjatë një fluturimi dhe aeroplanit iu desh të bëjë një aterim emergjent në qytetin rus Omsk, ka thënë Kira Yarmysh, duke shtuar se po dyshojnë që diçka i është hedhur në çaj Navalnyevit.
Nga spitali kanë thënë se lideri opozitar është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.
Navalny, 44 vjeçar, është një kritik i ashpër i Vladimir Putin.
Në qershor ai e ka quajtur “shkelje e Kushtetutës”, ndryshimin ligjor që u bë e që i jep Putinit mundësinë që të shërbejë si president edhe për dy mandate të tjera./Insajderi.com