6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaOpinionLIDERI I BALLISTËVE KRENAR OSMANI : KY BANANA SHTET NËNË PËR SLLAVËT,...

LIDERI I BALLISTËVE KRENAR OSMANI : KY BANANA SHTET NËNË PËR SLLAVËT, ARMIK PËR SHQIPTARËT

Është bërë “bajat”, i ka dalë “ngjyra” komplet. Në aq shumë raste jemi përjetues dhe dëshmitarë të padrejtësive dhe standardeve të dyfishta, ku ky shtet bastard për sllavët është NËNË ndërsa ndaj Shqiptarëve është ARMIK, GJAKSOR përtej palcës sa që në mënyrë paradoksale është bërë “monoton” dhe i “lodhshëm” edhe reagimi ndaj këtyre padrejtësive!
Shembull i fundit, i festimit masovik të sllavëve në Strugë si dhe liturgjia e Pashkëve në manastiret sllave para 3-4 javëve ku u shkel me dy këmbë ora policore dhe urdhëresat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Shëndetsisë si dhe mosarrestimi e mosngritja e AS EDHE NJË PADIE PENALE NDAJ ASNJË INDIVIDI DHE INSTITUCIONI PËR SHKELJE TË ORËS POLICORE DHE MOSZBATIMIT TË LIGJIT janë PERLA E FUNDIT NË GJERDANIN E GJATË TË STANDARDEVE TË DYFISHTA TË KËTIJ SHTETI BASTARD!!!
Në këtë banana-shtet mjafton të jesh sllav dhe do të kesh avantazh në faturimin e EVN, shembull konkret e kam një shok timin (pa lejen e tij nuk mund t’a përmend) i cili para disa muajve kishte 2 lokale me hapsirë përafërsisht të njejtë. Te njëri pronar ishte sllavi dhe energjia faturohej diku 2 500 deri 3 000 den në muaj, ndërsa në lokalin ku pronar ishte Shqiptari faturohej 13 000 deri në 14 000 den ???!!!!!!!!!!!
Në këtë banana-shtet mjafton të jesh sllav dhe edhe pas vrasjes me paramendim (20 plus vite burg) të Shqiptarit, maksimumi do të dënohesh për vrasje nga pakujdesia (1-5 vite burg)???!!!!!!!
Në këtë banana-shtet mjafton të jeni familje sllave dhe me automatizëm pothuajse të gjithë anëtarët e familjes do të jenë të punësuar ose në rastin më të keq nga 4-5 anëtarë 3-4 do të jenë të punësuar.
Në këtë banana-shtet mjafton të jesh sllav dhe e ke fatin e keq që të jesh i vetmi anëtarë i papunësuar në familje-do ta kesh “privilegjin” ta uzurposh vendin e paraparë dhe të projektuar për Shqiptarin sipas Marëveshjes së Ohrit-mjafton te formulari ta shkruaj veten “albanec” (dmth vetëm te formulari i konkursit, jo edhe të shkruhet ose të evidentohet si Shqiptar) pa e ditur as edhe një fjalë të vetme SHQIPE???!!!!!!!!
Në këtë banana-shtet mjafton të jesh sllav dhe të kesh SUPER AVANTAZHE në institucionet shtetërore të llojit: i liruar nga pagesa e participimit, beneficione të ndryshme sociale, fitim të sigurtë të një rasti gjyqësor qoftë në fushën Civile, Penale apo Administrative, përfitim të subvencioneve bujqësore pa pikë djerse apo problemi, përfitim të fondeve dhe kredi të ndryshme pa interes (kamata) nga institucione shtetërore, e shumë beneficione të tjera!!!!!!!!
Mjafton vetëm të shihni disbalancin në gjobat mes sllavëve dhe Shqiptarëve brenda institucioneve, si për nga numri i gjobave të cilat janë dhjetëra herë në numër më të lartë ndaj Shqiptarëve se sa ndaj sllavëve si dhe për nga vlera e caktuar në gjobë, ku për të njëjtën shkelje sllavi dënohet minimalisht-sa për evidencë ndërsa Shqiptarit i shqiptohet DËNIM DRAKONIK, e në një pjesë të mirë të rasteve edhe përtej normave dënuese të prapara me ligj?????!!!!!!!!!!!
Dhe çështë më e keqja, se me shembuj të tillë mund të vazhdohet të shkruhet një javë të tërë….. këto raste janë vetëm një përqindje e vogël e rasteve më eklatante të STANDARDEVE TË DYFISHTA DHE TË SHKELJEVE ELEMENTARE TË TË DREJTAVE NJERËZORE DHE KOMBËTARE?????!!!!!!!!!!!!!!!/Shqip Media/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments