5.1 C
Tetovo
E hënë, 9 Mars, 2026
BallinaLajmeLiderët e VLEN-it në Prekaz, Fatmir Limani: Guri i Prekazit i njeh...

Liderët e VLEN-it në Prekaz, Fatmir Limani: Guri i Prekazit i njeh mirë: edhe ata që iu përgjigjën me pushkë, edhe ata që vijnë me duart në xhepa!

Përmes një reagimi publik, Limani ka theksuar se është e lehtë të bëhen homazhe dhe të përkulen mbi varre pasi lufta dhe rrethimet kanë përfunduar.“E lehtë është përkulja mbi varre kur rrethimi ka mbaruar. E lehtë është sfilata pranë gjakut të fëmijëve kur historia është shkruar. E lehtë është edhe rruga me vetura drejt Prekazit kur pushkët kanë heshtur”, ka shkruar ai.Limani ka ngritur pyetjen se ku ndodheshin ata në ditët më të vështira të marsit, kur – sipas tij – kërkohej guxim për të çarë rrethimin dhe për të qëndruar përballë rrezikut.

“Ku ndodheshim në marsin e përgjakur, në ditët kur kërkohej dora që çante rrethimin, zemra që nuk trembej, burrat që nuk fshiheshin”, thekson ai.

Në reagimin e tij, Limani shton se historia nuk matet me homazhe apo buqeta mbi lapidarë, por me vendin dhe rolin që secili ka pasur në momentet më të vështira.

“Historia nuk matet me buqeta mbi lapidarë, por me vendin ku qëndrove kur hapeshin varret. Guri i Prekazit i njeh mirë: edhe ata që iu përgjigjën me pushkë, edhe ata që vijnë me duart në xhepa”, përfundon reagimi i tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments