12.3 C
Tetovo
E enjte, 8 Maj, 2025
BallinaLajmeLiderët e VLEN-it: Kushdo që bëhet vegël e BDI-së në rrjetin e...

Liderët e VLEN-it: Kushdo që bëhet vegël e BDI-së në rrjetin e krimit, nuk ka vend në Qeveri

Në takimin e një dite më parë mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN, u riafirmua mesazhi kryesor mbi të cilin koalicioni fillimisht ishte lidhur, reforma, luftë kundër krimit dhe ndryshimin e sistemit që e la BDI-ja dhe LSDM-ja, thonë burime të Alsat. Takimi erdhi një ditë pasi kryeministri takoi kreun e ASH-së Arben Taravari i cili kohë më parë u largua nga VLEN, dhe e kujtoi atë se nuk mund të bashkëpunojë me BDI-në dhe të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë.

Reagimet pas këtij takimi kanë qenë të menjëhershme kurse i pari ironizoi Taravari me statusin në rrjetet sociale “Reagim? S’ja vlen”. Funksionarë e simpatizantë të VLEN nga ana tjetër, me kundërpërgjigje; “Меgjithatë, ja VLEN”. Zeqirija Ibrahimi në postimin e tij, shkruan se nuk mund të jetë aleatë i tyre dhe i kësaj qeverie asnjë nga vegëzat e BDI-së që është e kapur në rrjetin e krimit.

“Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie. VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit. Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi, VLEN.
Mexhiti nga ana tjetër shkroi se po i fikën dritat hipokrizisë.

“Të ftuam të bëhesh bartës i ndryshimit. U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në. Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë. Sonte VLEN vendosi – dritat fiken për hipokrizinë. Dyftyrësia… nuk ia VLEN!”, tha Izet Mexhiti, VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments