19.3 C
Tetovo
E martë, 8 Tetor, 2024
BallinaLajmeLIDERËT E PESË BASHKËSIVE FETARE PROPOZOJNË TËRHEQJE TË PROPOZIM-LIGJEVE PËR EVIDENCËN AMË...

LIDERËT E PESË BASHKËSIVE FETARE PROPOZOJNË TËRHEQJE TË PROPOZIM-LIGJEVE PËR EVIDENCËN AMË DHE PËR BARAZI GJINORE

Liderët e pesë bashkësive fetare në vend – Kishës ortodokse maqeodnase – Arqipeshkvia e Ohrit, Bashkësisë fetare islame, Kishës katolike, Kishës evangjeliste-metodiste dhe Komunitetit hebraik, përmes një kumtese të përbashkët shprehin shqetësim për të ardhmen e besimtarëve posaçërisht për gratë dhe fëmijët me miratimin e Propozim-ligjeve për evidencën amë dhe për barazi gjinore. Propozojnë tërheqje të Propozim-ligjeve dhe lënie të hapësirës kohore për studimin e tyre serioz.

“Konsiderojmë se janë të papranueshme njohja legale e ‘identitetit gjinor’ në këto ligje, si dhe dallimin hamendësues mes: gjinisë dhe identitetit gjinor. Përmes miratimit të tyre, në vend se të mbrohen, hapet mundësi për diskriminim mu për më të ndjeshmit – gratë dhe fëmijët! Në të vërtetë, shqetësimi ynë më i madh ka të bëjë me qëllimin e këtij Ligji për t’i përfshirë edhe personat e mitur, përkatësosht fëmijët. Promovimi i identiteteve të ndryshme gjinore dhe “fluiditeti” mes tyre, mund të shkaktojnë dëme të parikuperueshme, posaçërisht tek adoleshentët, të cilët, kështu të udhëzuar dhe arsimuar, duhet të kalojnë përmes procesit të vetëhulumtimit dhe sprovimit, joadekuat për moshën e tyre”, ceket në kumtesën nga Arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë Stefan, Reis-Ul-Ulema Shaqir Fetai, Peshkopi i Shkupit dhe Eparku i Strumicës-Shkupit, Kiro Stojanov, Superintendenti Marjan Dimov dhe kryetari i Komunitetit hebraik, Pepo Levi.

Propozim-ligji për barazi gjinore, nënvizohet në kumtesë, hapë mundësi për rrezikim të të drejtave prindërore sepse parasheh, nga aspekti i identitetit gjinor, fëmijët të trajtohen njejtë si edhe të rriturit.

“Të mësuar nga ngjarjet aktuale në vende, ku ideologjia gjinore është realitet me pasoja tragjike, e cila gjthnjlë e më tepër shkakton rezistencë aktive tek prindërit, psikiatrit, psikologët dge mësuesit, bëjmë thirrje për tërheqje të Propozim-ligjeve dhe lënie të hapësirës kohore për studimin e tyre serioz, për njohje me të gjitha pasojat e shëdnetit psikologjik të të rinjve dhe për përfshirjen aktive në përpilimin e ligjeve të tilla në tërë shoqërinë, e para së gjithash, të prindërve dhe tërë opinionit profesional”, theksojnë në kumtesë.

Burimin e këtij, siç thonë, trendi shqetësues e locojnë në ratifikimin e Konventës së Stambollit, e cila, qëllimin fisnik të mbrojtje së grave dhe fëmijëve, e shfrytëzon si paravan për imponim të fshehur të ideologjisë gjinore.

Propozim-ligjet, siç theksojnë, në bazë, bien ndesh me doktrijnat e të gjitha bashkësive fetare.

“Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha subjekteve relevante seriozisht ta shqyrtojnë mundësinë për tërheqje të këtij dokumenti, sipas shembullit të shumëvendeve anëtare të BE-së të cilat u distancuan, siç janë: Turqia, Çekia, Hungaria, Bullgaria, Sllovakia, Lituania dhe Letonia, dhe të cilat ende nuk e kanë ratifikuar, përkatësisht disa e hodhën poshtë mu për shkak të komponentit të tij gjinor”, porosisin liderët e pesë bashkësive fetare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments