12.3 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajmeLiderët e opozitës konfirmojnë se do të shkojnë në takimin e thirrur...

Liderët e opozitës konfirmojnë se do të shkojnë në takimin e thirrur nga Osmani

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka deklaruar se ky subjekt politik i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ.

Mustafa ka bërë të ditur se në takim do të marrë pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të nisë më 15 maj një seri konsultimesh me përfaqësues të subjekteve politike në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit të ri pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, lidhur me zhbllokimin e situatës së moskonstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments